Horoskopi për datën 9 janar nga Russell Grant


Dashi

Humori juaj do t’ju sigurojë që të merrni rezultate. Ju nuk do të lëkundeni, edhe kur dëgjoni fjalë kritike nga konkurentët. Kur të mendoni për ato që thonë ata, do ta merrni këtë si këshillë konstruktive, që do të thotë se nuk do të ofendoheni në asnjë mënyrë. Në fakt ju do t’i falënderoni për vëzhgimet e tyre të dobishme.

Demi

Mund të mësoni shumë nga bisedat që zhvillohen rreth jush edhe kur nuk përfshiheni në diskutim. Dikush mund të ketë pikëpamje shumë të ndryshme për një çështje të rëndësishme. Kjo do t’ju bëjë ta shikoni situatën në një këndvështrim tjetër.

Binjakët

Rregullojini çështjet me sa më pak bujë dhe gjërat do të kthehen në normalitet shumë shpejt. Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj mjedisit, prandaj një keqkuptim do t’ju shqetësojë shumë më tepër sesa mendonit. Nëse po mendoni të udhëtoni jashtë vendit, kontrolloni informacionin se çfarë do të ndodhë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet gjatë udhëtimit.

Gaforrja

Sa më shumë që të përpiqeni, ka disa çështje që nuk mund t’i përballoni vetë. Do të ndiheni të lehtësuar kur një i afërm me probleme të shëndetit mendot të pranojë të flasë me një profesionist. Ju e dini që tani dikush do të kujdeset siç duhet për të. Askush nuk do t’ju gjykojë nëse i keni kërkuar një eksperti mbështetjen.

Luani

Të gjitha faturat dhe kërkesat financiare duket se kanë ardhur në të njëjtën kohë. Ju mund të duhet të vendosni se cilën të paguani si fillim dhe cilat mund të lihen për më vonë. Shpenzimet në shtëpi po rriten. Sigurohuni që anëtarët e tjerë të familjes suaj të kontribuojnë.

Virgjëresha

Sa më pozitiv qëndrimi juaj, aq më i mirë do të jetë shëndeti. Nëse keni besim në aftësitë tuaja dhe jeni të hapur për të provuar diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë, do të keni arsye të ndiheni krenarë për përpjekjet tuaja. Aftësia juaj për të ecur përmes sfidave ju bën më të fortë.

Peshorja

Prirja juaj është qëndroni në hije, po nëse ndiqni gjithmonë këtë rrugë, mund të humbni disa informacione të rëndësishme që do të ndahen mes miqve. Të paktën mbajini lidhje me njerëzit përmes rrjeteve tuaj sociale, pasi nuk do të ndiheni shumë vetëm.

Akrepi

Nderi që mund t`i bëni një shoku mund të jetë një gabim i madh. Kjo çështje do të jetë shumë më e komplikuar se sa e keni biseduar. Nëse jeni përfshirë tashmë, mund të dëshironi të mos e kishit bërë këtë zotim. Duket se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç përmbushjes së këtij premtimi.

Shigjetari

Ju duhet të punoni shumë nëse mendoni t`i realizoni vetëm idetë tuaja. Ju gjithmonë keni qenë të pavarur dhe bërja e një biznesi vetëm për veten tuaj do të jetë përgjigjja e një lutjeje. Nëse jeni të kënaqur me punëdhënësin tuaj aktual, mund të keni nevojë për më shumë pavarësi në jetën tuaj të përditshme.

Bricjapi

Një vendim që keni pritur të jetë i lehtë do të jetë më i vështirë nga sa e kishit menduar. Kjo do t’ju bëjë më të vendosur për ta kapërcyer këtë sfidë. Pavarësisht nëse ka të bëjë me punën tuaj ose jetën familjare, ju keni besimin për të marrë vendimet që mendoni se janë të duhurat për ju, pa marrë parasysh se çfarë komentesh mund të bëjnë njerëzit e tjerë.

Ujori

Asgjë përveç suksesit nuk do të jetë në rrugën tuaj pas gjithë përpjekjeve për të kaluar vështirësitë që keni. Ju kurrë nuk do të mendoni tek punët e njerëzve të tjerë dhe kjo është arsyeja pse do ta vlerësonit nëse një mik nuk do të interesohet aq shumë për gjërat tuaja.

Peshqit

Dikush me të cilin jeni shumë afër duket se po largohet nga ju. Ka diçka, por nuk mund ta kuptoni se çfarë realisht po ndodh. Kishte një kohë që mund të flisnit për çdo gjë së bashku, tani vështirë se po flisni. Kjo është shqetësuese për ju pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është e rëndësishme që të flisni nëse doni ta ruani vërtet këtë miqësi.


Like it? Share with your friends!