I infektuari del nga izolimi dhe shkon në disko, 280 persona futen në karantinë


Një qytetar i infektuar me koronavirus në Zvicër ka thyer izolimin dhe ka shkuar në një lokal nate, por kjo nuk ka përfunduar mirë për të, pasi rrezikon dënimin me burg. Por edhe 280 personat e tjerë që ishin në lokalin e natës nuk kanë dalë “pa u lagur”, pasi do t’u duhet të karantinojen për 14 ditë. Avokati i specializuar në ligjin shëndetësor Andreas Faller, tha se personi i infektuar mund të dënohet me burgim deri në 10 vite burg, ose do të paguaë një gjobë të majme. Kjo pasi ai ka pranuar të infektojë me vetëdije personat e tjerë, ndërsa dënimi i tij do të varet nga rrezikshëmria që do t’i sjellë ai personave që mund të ketë infektuar.


Like it? Share with your friends!