Igli Tare drejt rikthimit në Gjermani, e kërkojnë në Bundesligë. Zbulohet klubi që dëshiron shqiptarin si drejtor sportiv


Igli Tare nga viti 2009, është pjesa e Lacios si drejtor sportiv, ku ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar lojtarë të shkëlqyer dhe duke pasuruar arkat e klubit me lëvizjet e bëra në merkato.

Duke parë punën shumë të mirë që Tare ka bërë me Lacion, tashmë disa klube duan t’i besojnë atij të njëjtin post. Sipas asaj që raporton “Frankfurter Rundschau”, klubi gjerman i Bundesligës, Aintraht Frankfurt po mendon të emërojë si drejtor sportiv shqiptarin.

Tare pëlqehet shumë nga gjermanët, të cilët tashmë do përpiqen të bindin 47-vjeçarin, ndonëse nuk do të jetë e lehtë, pasi kujtojmë se edhe Milani ka pasur kontakte verën e kaluar për ta aferuar në klub, por marrëveshja nuk u arrit.

Në rast se kjo do të realizohet, atëherë do të ishte një rikthim për Taren në Gjermani, aty ku ka luajtur si futbollist me skuadrat e Kaizerslautern, Dyseldorf, Karlsruherin, Sydueston dhe Manheimin.

PANORAMASPORT.AL


Like it? Share with your friends!