Iku 10 ditëshi i parë i nëntorit, ja shenjat që do bekohen me FAT në vazhdim të muajit


Tani që jemi në fund të 10 ditëshit të parë të muajit po ju sjellim në kujtesë një fakt që ndoshta do ju kënaqë ju të këtyre 5 shenjave në rast se gjërat nuk kanë shkruar si i keni dashur deri tani.

Yjet për 10 ditëshin e dytë të nëntorit kanë favorizuar disa nga shenjat e horoskopit, të cilat këtë muaj vjeshte do të jenë më fatlumet. Vendin e parë, e mbajnë Peshqit, sipas astrologut Vincenzo Lagana.

Më poshtë do të gjeni listën e shenjave më me fat:

Akrepi është në formën më të mirë të mundshme dhe kohë të përshtatshme për biznesin. Data 15 është më idealja në bashkim familjar apo lidhje dashurie. Datat me fat: 13, 15

Shigjetari papritur ose në çështje llogarie ka fat të madh në këtë drejtim, një çështje e lënë përgjysmë duhet që ta zgjidhë tani. Datat me fat: 13, 16

Bricjapi, ekonomistë të shkëlqyer, do ta kanë problem fillimin e muajit, por kanë një lajm të mirë në zhvillimet e reja. Mundësi e mirë sepse do të marrin një lajm të mirë në punë. Datat me fat 17, 18

Ujori duhet të ketë kujdes në çështjet e punës, duhet të marrë një vendim të rëndësishëm nëse do të heqë dorë në punë. Datat me fat 11, 19

Peshqit janë shenja më me fat sepse kanë pasur një problem ligjor që e kanë zgjidhur, një çështje ligjore që ka të bëjë me punën. Do të kenë një gëzim të madh nga data 11, 12, 17 e mundësi të mëdha në ditët në vazhdim.


Like it? Share with your friends!