ILO përfshin Shqipërinë në një projekt të madh pilot për tregun e punës në sektorin energjetik


Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, e ka përfshirë Shqipërinë një projekt që synon përpunimin e të dhënave të mëdha për punësimin.

Projekti në Shqipëri synon të zbatohet këtë vit dhe synon të sigurojë të dhëna të mëdha për aftësitë dhe nevojat e punësimit në sektorin e energjikes.

ILO një organizëm i Kombeve të Bashkuara, synon të prodhojë të dhëna të hollësishme mbi aftësimin dhe nevojat për punësim në sektorë të veçante të rëndësishëm për ekonomitë kombëtare. Të dhënat që do të prodhohen për sektorin energjetik në Shqipëri do të ndihmojnë politikëbërësit për të adresuar arsimin për nevojat e sektorit, ndihmon bizneset me aftësitë e forcës së punës që ka vendi dhe gjithashtu ndihmon të rinjtë për tu njohur ofertën punë në energjetikë.

Ky projekt i ILO-s është aplikuar më parë në Turqi për aftësitë dhe nevojat për punësim në sektorin e industrisë automative, në Izrael për agroteknikën dhe në Marok për agrobiznesin. Ketë vit studimi sektorial “big data” do të pilotohet në Shqipëri dhe Tunizi për sektorin energjisë dhe në Ukrainë për sektorin e shëndetësisë.

Të dhënat do të grumbullohen nga shumë burime, përfshirë edhe internetin. Bizneset postojnë reklama me oferta pune dhe nga ana tjetër, punëkërkuesit nder veprojnë me web-et për të shfaqur aftësitë dhe potencialin e tyre. Informacioni i publikuar nga institucionet e arsimit dhe aftësimit dhe agjencitë qeveritare përgjegjëse për rregullimin e programeve dhe kualifikimet gjithashtu përfaqësojnë një pasuri të të dhënave të mëdha të përqendruara në aftësi.

ILO do të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës për mbledhjen e të dhënave, të cilat mund të ofrojnë informacion të vlefshëm për të gjithë grupet e interesit që lidhen më sektorin e energjetikës në vendin tonë.

Të dhënat mund të përdoren për të zbutur sfidat në tregun e punës, të zvogëlojnë mospërputhjen e aftësive me nevojat e tregut dhe të forcojnë lidhjet midis tregut e punës dhe sektorit të arsimit dhe trajnimit profesional.

Ndryshimet demografike, zhvendosja drejt ekonomive më të qëndrueshme, dixhitalizimi dhe format e reja të punës së bazuar në TIK po riformojnë aftësitë në tregun e punës në të gjithë botën. Këto tendenca, të cilat mund të jenë theksuar nga pandemia Covid-19, po ndikojnë thellësisht në tregun global të punës dhe kanë rritur pasigurinë për plotësimin e nevojave të ardhshme të aftësive. Për të formuar aftësi efektive, vendimmarrësit kanë nevojë për mbledhje më të shpejtë dhe më të detajuar të informacionit në aftësinë e fuqisë punëtore.

monitor


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format