Jeta do tju ece ne rrugen e duhur/ Ky eshte horoskopi i detajuar per daten 12 Tetor 2020


Dashi

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Do shkëlqeni pafund gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ecë ashtu si e kishit menduar. Saturni do ju bëjë edhe më të mençur dhe më reflektues. Nëse keni një lidhje do flisni më hapur me partnerin dhe do ja shprehni atij dëshirat që keni. Ai do mundohet t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Ju beqarët do keni njohje vërtet shumë të veçanta dhe jeta mund t’iu ecë në atë drejtim që keni ëndërruar aq shumë. Në punë nuk do i arrini dot të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe mund të mërziteni. Pranojeni mbështetjen e miqve. Buxheti do jetë i jashtëzakonshëm kështu që mos u mërzitni aspak.

Demi

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Sot do jeni shumë të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do i dalloni dot qartë të vërtetat nga gabimet. Në disa momente do jeni me humor të keq. Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni duhet të bëni të pamundurën që ta ndryshoni situatën. Po i latë gjerat pas dore mund të keni probleme serioze më pas. Nëse jeni beqarë do preferoni aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndiheni gati të filloni lidhje të qëndrueshme. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Yjet do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat.

Binjakët

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Gjate kësaj dite duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Me partnerin diskutoni hapur dhe bëni ato qe do iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jete gabimi më i madh. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vone pa asnjë para në xhep. Duhet të jeni më largpamës.

Gaforrja

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Disa nga vendimet tuaja nuk do jenë shumë të mira sot. Tregohuni disi më të duruar dhe prisni pak sa t’iu ndriçohen plotësisht idetë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me partnerin tuaj dhe për t’iu gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve që keni pasur. pasditja do jetë shumë më aktive. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita e zgjedhjeve të rëndësishme. Afroni edhe personat që në pamje duken të ndryshëm sepse edhe me ta mund të filloni lidhje emocionuese. Në punë po nuk reflektuat mirë do bëni gabime të mëdha. Në planin financiar do jeni shumë të qartë dhe nuk do gaboni.

Luani

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Juve që jeni në një lidhje do i keni planetët aleate shumë të forte dhe emocionet kanë për të qenë super të forta me kalimin e orëve. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër gjatë gjithë kohës pasi personi ideal do shfaqet kur më pak do e prisni. Qielli do hapet dhe dielli do ndriçojë edhe më tepër. Në punë mos mendoni se nuk ja dilni dot dhe mos u dorëzoni pa lëvizur njëherë gurët që keni në dorë. Me shpenzimet tregohuni të matur nëse nuk doni të gjendeni në situata të vështira. Po e kaluat ditën sot pa probleme e nesërmja do jetë akoma dhe më e mirë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Mërkuri do ju bëjë disi kokëfortë gjatë kësaj dite. Nëse keni kontrata për të firmosur apo vendime për të marrë tregohuni më vigjilentë. Nëse jeni në një lidhje duhet të hapni më shumë rrugë dhe ta dëgjoni me kujdes partnerin, pasi në të kundërt keni për të pasur probleme serioze me të. Fjalët e të tjerëve mos i dëgjoni shumë. Nëse ende nuk keni dikë në krah më mirë lëreni veten të lirë. Po kërkuat qiqra në hell keni për të mbetur gjatë me këtë status. Në punë do jeni më të hapur edhe ndaj risive dhe mund ta pranoni më në fund një propozim që ju është bërë disa kohë më parë. Financat mund të dobësohen pak.

Peshorja

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe do privilegjohen mjaft takimet dhe daljet. Mos refuzoni asgjë që do ju propozohet. Nëse jeni ne një lidhje keni për të pasur një marrëdhënie shumë të qetë dhe të mbushur me bashkëpunim. Vërtet nuk do ketë pasion të madh, por qetësia do ua relaksojë shpirtin. Ju beqarët bëjini sytë katër kur të jeni në punë sepse atje mund të shfaqet personi ideal. Sipas Dritare.net, në punë edhe mund të rebeloheni në disa momente, por deri ne fund të ditës çdo gjë do normalizohet. Shpenzimet mos i kryeni pa bërë llogari sepse keni për të mbetur shume keq për pak ditë.

Akrepi

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Duhet të jeni më të hapur për të provuar gjëra të reja sot pasi vetëm kështu jeta juaj do marrë një drejtim edhe më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do e ndryshoni tërësisht sjelljen me partnerin tuaj dhe gjerat mes jush do ecin më mirë. Do jeni më të kthjellët e më të logjikshëm me gjithçka. Ju beqaret do keni shumë sukses në dashuri dhe do e harroni mërzitjen e së shkuarës. Në punë ka mundësi që me pak përpjekje të arrini atë që keni dëshiruar. Mos u ndalni që me vështirësinë e pare që do ju dalë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me disa probleme të vogla, por që do ju mërzitin disi. Mirë është që të merrni sa më shpejt masa.

Shigjetari

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Sot do i kushtoni më shumë rëndësi shoqërisë dhe ka mundësi të mos keni kohë për gjërat e tjera. Ju të dashuruarit nuk do keni një ditë perfekte dhe të mbushur me emocione, megjithatë gjërat do ecin në rregull dhe nuk do hasni probleme serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e më të mëdhenjve. Ju beqarët do keni nevojë të josheni nga të tjerët edhe pse në fakt nuk do ndiheni gati të pranoni ftesa. Kujdes sepse disa mund të mërziten dhe nuk do keni më mundësi t’i afroni. Në punë jo se nuk do jeni të zotët, por zënkat me kolegët do ua prishin humorin dhe dëshirën për të ecur përpara. Në planin financiar do ketë disa përmirësime të vogla.

Bricjapi

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të lëshuar plotësisht. Për ju të dashuruarit edhe pse tundimi në disa momente do jetë shumë i fortë, ju sërish do arrini t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah. Emocionet dhe kënaqësitë kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqaret do keni disa takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshoje jetën përgjithmonë dhe do ju rikthejnë buzëqeshjen e munguar. Në punë do i konkretizoni të gjitha planet dhe do jeni të qetë. Buxheti do jetë delikat sepse do shpenzoni pa menduar për të qetësuar ankthin.

Ujori

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Sot do keni gjithë kohës mbështetjen e Hënës dhe Venusit. Çdo gjë negative do e ktheni në pozitive dhe do keni një mendje të ndriçuar. Ditë e mbushur me kënaqësi të forta do jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Pasioni herë pas here do ndizet flakë dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por për një person zemra do ju rrahë edhe më fort. Në punë do investoni goxha për të arritur atje ku keni dashur dhe do ndiheni për mrekulli. Do bëni shumë persona ziliqarë. Menaxhimin e financave nuk do e keni aspak problem kështu që edhe ky sektor ka për të qenë i kënaqshëm.

Peshqit

Horoskopi i datës 12 tetor 2020

Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më ë mirë se dje, por ende jo si duhet.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format