Kampion pas 11 vitesh/ Interi mbush arkën, titulli i sjell… milionat


Të jesh i lumtur në periudhën e COVID-it, një pandemi e cila tashmë ka më shumë se 1 vit që ka mbërthyer botën, do të thotë që, përveç trofeut, festën e bëjnë më të bukur edhe paratë që hyjnë në arkat zikaltër, duke parë humbjet që klubet në Europë dhe në botë po vuajnë.

 

Prandaj, me suksesin e djeshëm, Interi pikësëpari do të arkëtojë 23.5 milionë euro nga të drejtat televizive, 10 milionë premio nga UEFA, plus 6 milionë nga sponsorët, plus 25 milionë nga Federata Italiane.

Ndërkohë, kësaj shume i shtohet edhe 1 milion euro për pjesëmarrjen në Superkupën e Italisë (gjithmonë nëse ajo nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite, pasi në këtë rast do të vlejë 3.5 milionë).

PANORAMASPORT.AL


Like it? Share with your friends!