“Kárantinat nuk ‘pinë ujë’, mbyllja nuk e largoi virusin”, flasin shkencëtarët


Shkencëtarët pretendojnë se kárantinat nuk kanë pasur ndonjë efekt të madh mbi pandeminë e koronavirusit. Me dhjetëra vende i detyruan shtetasit e tyre të mbylleshin në shtëpi në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që prej shpërthimit të saj në janar. Por një studim I fundit pretendon se masa të tilla drastike nuk funksionojnë.

 

Sipas tyre, izolimi i një vendi nuk lidhet me nivelin e vdekshmërisë së regjistruar atje. Rolin kryesor, nga pretendojnë hartuesit e këtij hulumtimi, e ka pasur gjendja shëndetësore në vendet e goditura, duke përfshirë këtu nivelin e obezitetit dhe moshën.

 

Kjo siç shkruajnë mediat britanike, mund të shpjegojë përse u godit aq rëndë dhe pati vdekshmëri aq të lartë Mbretëria e Bashkuar, që është një prej vendeve me problemet më të mëdha të obezitetit në Europë.

 

Një rol në uljen e rasteve sakaq mund të ketë luajtur mbyllja e hershme e kufijve. Kërkuesit ndërtuan një model matematikor për të matur impaktin e përgjigjes së çdo vendi në raport me infektimet dhe vdekjet. Pastaj e krahasuan atë me faktorë demografikë si mosha, duhanpirja dhe mbipesha.

 

E vetmja gjë që bëri kárantina ishte shmangia e një “përmbytjeje” të sistemeve shëndetësore nga pacientët, thonë ekspertët.


Like it? Share with your friends!