Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi aksidentohet në Tiranë, ja gjendja e saj shëndetësore


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e sotme.

Prive.al raporton se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, ndërsa Fifi gëzon shëndet të plotë. Nga aksidenti ku u përfshinë dy mjete, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, thuhet se ka vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident. Këngëtarja ka reaguar rreth ngjarjes, duke u shprehur se është mirë. “Nanusha, eshte e vertete puna e aksidentit! Mus u shqetesoni. Kisha vetem deme materiale, Jam mire” shkruan ajo per fansat.


Like it? Share with your friends!