Keni mundësi të bëni para duke ndjekur një ëndërr të…!/ Horoskopi për ditën e dielë, 30 prill 2023


Dashi

Dikush po ju tërheq  në rrugën e gabuar. Jeni lodhur duke dëgjuar qëndrimet e tij të vjetruara. Rezistojini tundimit për t?i thënë në sy se ç?mendoni vërtet për opinionet e tij mendjengushta. Zemërimi i momentit do t?ju bëjë të dukeni të paedukatë. Mënyra më e mirë për t?u përballur me të tilla raste, është t?u buzëqeshni ideve të tyre injorante dhe të vazhdoni punën tuaj. Me kalimin e kohës, ata do ta marrin mesazhin dhe do t?ju lënë të qetë.

Demi

Një imazh negativ që keni për veten po ndikon në suksesin tuaj. Mjaft u përpoqët të arrini imazhin ideal të revistave. Kërkoni të jeni natyral dhe kapni shijen e muajit të ri që po vjen. Kërkoni për veshje që i përshtaten fizikut dhe stilit tuaj. Do t?ju bëjnë të jeni më të sigurt. Kultivimi i një look-u të caktuar është çështje gjenerimi energjish pozitive.

Binjakët

Gjithmonë jeni dalluar për logjikën e lartë. Mendimi se mund të përfshiheni në një grindje ju mbush me frikë. Keni frikë se mos dukeni budalla. Shqetësimi se çfarë të tjerët mendojnë për vendimet tuaja, është një gabim. Keni mundësi të bëni para duke ndjekur një ëndërr të fëmijërisë. Nëse vazhdoni të ecni në një rrugë të ndjeshme, do të humbni aftësitë tuaja kreative. Akoma më keq, do të bëheni një nga ata personat e mërzitshëm të cilët ju bezdisin pafund.

Gafrorrja

Ideja e një fillimi të ri ju bën nervozë. Ju hezitoni të shkoni në një drejtim tjetër, edhe pse situata aktuale nuk ju përmbush. Në vend që të frikësoheni nga e ardhmja, përqafoni të panjohurën. Është e rëndësishme të gjesh një punë diku ku të vlerësojnë. Edhe pse stili juaj është pak jokonvencional, nuk është një gjë e keqe. Një punëdhënës i zgjuar do të dijë t?i përdorë idetë tuaja në avantazhin e tij. Pse të ndiqni një model të vjetër kur mund të shpikni një krejtësisht të ri?

Luani

Rezistojini tundimit për të kontrolluar të tjerët. Presioni ndaj dikujt për marrjen e një vendimi do të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Madje do të dështoni. Çdokush e di se çfarë dëshironi ju. Duhet t?i lini të tjerët t?i marrin vetë vendimet e tyre. Nëse turma është kundër jush, mos e merrni personalisht.  Kanë ndikuar shumë faktorë në këtë zgjedhje. Sido që të shkojë, mendoni që keni miq të tjerë që përmbushin miqësinë tuaj. Trajtojeni këtë si një përvojë për të mësuar.

Virgjëresha

Jeni viktimë e një vendimi të padrejtë. Të gjithë mund të jenë të irrituar për vendimin e marrë ndaj jush, por kjo nuk ndihmon. Për të kapërcyer këtë pengesë, duhet të kaloni ca kohë vetëm. Udhëtoni drejt një vendi të bukur i cili ka qetësuar gjithmonë shpirtin tuaj. Natyra ka një efekt terapeutik mbi ju. Ju bën të kuptoni perspektivat më të rëndësishme. Në vend që të mbani zi për të shkuarën, mendoni për lirinë që ju sjell situata juaj e re. Mund të keni shansin për të ndërtuar një ëndërr.

Peshorja

Jeni përpara një ndryshimi në aspektin profesional. Zakonisht kërkoni një punë të re vetëm nëse punëdhënësi juaj ju mbyll derën. Nuk duhet të jetë kështu. Edhe nëse nuk e shijoni përballjen me të papriturat në një vend të ri pune,ky ndryshim do t?ju sjellë dobi. Jeni lodhur nga presioni i tepërt në jetën tuaj profesionale. Gjetja e një pozicioni të ri, që ju lejon të kaloni më shumë kohë në shtëpi, do të jetë i mirë për ju. Ndoshta mund të filloni edhe biznesin tuaj.

Akrepi

Izolimi i vetes thjesht i përkeqëson problemet. Edhe nëse jeni lënduar rëndë nga sjellja e dikujt, është e rëndësishme të jeni pranë atyre që ju duan. Mos u shqetësoni nëse jeni mashtruar. Keni të bëni me një manipulues mjeshtër. Miqtë dhe të afërmit janë të shqetësuar për ju. Lejojini t?ju ngushëllojnë. Ka ende njerëz të mirë në botë. Qëndroni pranë tyre sepse nuk do t?ju braktisin.

Shigjetari

Është e rëndësishme të numëroni bekimet kur gjërat shkojnë keq. Mund të keni humbur disa para ose të mos keni marrë hakun që ju takon.  Është diçka e tmerrshme, por do t?ju vërë para një rruge të dobishme. Ju keni potencialin për t?u bërë të pasur në mënyrë të pavarur.  Është çështje risku. Ndjekja e dëshirave të zemrës nuk do të jetë e thjeshtë. Duhet të bëni disa sakrifica financiare, megjithatë kini durim sepse gjërat do të shkojnë mirë…

Bricjapi

Zhvendosja diku tjetër për hir të partneritetit ju mbush me ankth. Jeni të lumtur aty ku jeni dhe nuk doni të zhvendoseni. Mirëpo është e rëndësishme të ballafaqoheni me këtë ndryshim. Mendoni për sakrificat që janë bërë për ju. Nëse mendoni se në këtë lidhje gjithçka e keni bërë vetëm ju, ndoshta është më mirë që rrugët tuaja të ndahen.

Ujori

Jeni para një oferte pune.  Refuzimi për shkak të një rivali do të jetë i hidhur për t?u kapërcyer. Megjithatë një situatë më e mirë punësimi do t?ju vijë së shpejti. Kini durim. Përqendrohuni tek krijimi i lidhjeve. Është shumë e rëndësishme për fillimin e një pune. Një fqinj ose dikush që banon në lagjen tuaj mund t?ju ofrojë mundësinë perfekte.

Peshqit

Nuk dini cilën rrugë të merrni në një marrëdhënie dashurie. Partneri juaj i mundshëm tregohet herë i ngrohtë e herë i ftohtë me ju. Nëse ju duket lojë pa kuptim, mos harxhoni energji me të. Kthejeni vëmendjen drejt një projekti kreativ. Kështu vetëbesimi juaj do të jetë më i lartë dhe do të kuptoni që nuk është me interes të ndiqni dikë që nuk ju trajton me respekt. Do t?ju vijë një perspektivë më e mirë për dashurinë.


Like it? Share with your friends!