Kjo është shenja e horoskopit që do marr një surprizë në datën 9 Tetor


Dashi

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen dhe çajin. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.

Demi

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Sipas Dritare.net, financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.

Binjakët

Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.

Gaforrja

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj jave ju do mund t’iu bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Në planin sentimental do keni ndryshime mjaft pozitive ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia do stabilizohet dhe komunikimi do të shtohet. Pavarësisht se do jeni shumë të zënë do e gjeni i kohën që t’ia kushtoni të dashurit të zemrës. Venusi do ndezë dritën jeshile për ju beqarët. Më në fund do keni takimin e shumëpritur dhe jeta juaj do bëhet harmonike. Me financat duhet të tregoheni të matur që të mos e boshatisni buxhetin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë aspak problematik. Në punë do e adhuroni dinamizmin dhe energjinë që keni. Po vazhduat kështu do arrini sukses të madh.

Luani

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Gjatë kësaj jave do jeni mjaftueshëm të vendosur dhe kurajozë. As optimizmi nuk do iu mungojë, por bëni pak kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe nëse keni pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Ju beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjeni për dike vetëm kur të jenë të sigurt që edhe ai iu pëlqen. Mos hidhni asnjë hap me pare. Financat do fillojnë të dobësohen pas sepse do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq mund t’iu kërkojnë hua. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni edhe disa probleme me mëlçinë. Mos neglizhoni asnjë shenjë dhe bëni kujdes me ushqimet që do konsumoni. Në pune ka ardhur koha që edhe ju të shfrytëzoni autoritetin që keni. Filloni pa frikë edhe një projekt të rëndësishëm.

Virgjëresha

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar gjatë kësaj jave, por Marsi nga ana tjetër do mundohet t’iu vëre fre. Që në fillim, bëni një liste me gjërat më prioritare dhe keni për ta parë sa e lehtë do jetë gjithçka. Ju të dashuruarit do keni ditë plot diell. Lërini pas krahëve konfliktet që keni pasur në të shkuarën dhe mendoni për të ardhmen. Nëse keni mundësi bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër së bashku. Ju beqarët do joshni gjithë kohës dhe më në fund do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Me shpenzimet tregohuni më të kursyer sepse situata financiare nuk do jetë plotësisht e qëndrueshme. Saturni do influencojë negativisht tek shëndeti. Do keni shqetësime dhe dhimbje të shpeshta koke. Në pune do jeni më të organizuar dhe do e hidhni me maturi çdo hap. Bravo edhe për vendosmërinë që do keni.

Peshorja

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë kënaqësi. Sipas Dritare.net, fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndiheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.

Akrepi

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Shigjetari

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Venusi do sjellë butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje zemre do keni përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.

Bricjapi

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Gjatë kësaj jave duhet të keni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj. Urani do ndikojë negativisht për juve që keni një lidhje. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Nëse jeni beqarë dhe po mendoni të bëni për vete dikë që iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Financat, falë influencës së mirë planetare, do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia. Shëndeti do jetë i mirë. Do e merrni veten shpejt edhe nëse keni pasur ndonjë shqetësim dhe do ndiheni më të qetë nga ana nervore. Në punë Marsi do iu bëjë më dinamike. Do luftoni me të gjithë dhe me çdo mënyre për të arritur atë që doni.

Ujori

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Gjate kësaj jave do të korrni ato që keni mbjellë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që dashuria t’iu verboje dhe mund të dilni nga vetja. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri sepse do të pendoheni shpejt. Nëse jeni beqarë dhe doni ta gjeni dashurinë, duhet të lini mënjanë tekat. Tregohuni sa më të hapur edhe ndaj ftesave që do iu bëhen. Klima në sektorin e financave nuk do jetë ashtu si ju e prisnit. Për këtë arsye iu duhet të ulni sa të mundni shpenzimet dhe të kurseni paksa. Shëndeti do jetë i mirë, por gjithsesi bëni pak më shumë ushtrime fizike dhe ecni më këmbë. Në punë mos ngurroni të ndiqni intuitën sepse ajo mund t’iu çojë në drejtimin e duhur.

Peshqit

Horoskopi javor 5- 11 tetor 2020

Më në fund gjatë kësaj jave gjërat do fillojnë të ecin si duhet. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet pas një periudhë jo të mire. Edhe zemra juaj do të përjetojë me tepër emocione e do të rrahë fort. Ju beqarët nuk do keni fat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status. Me financat duhet të tregoheni më vigjilente se kurrë. Mos bëni asnjë transaksion pa falur me parë me ndonjë specialist. Shëndeti, edhe pse nuk do jetë ashtu si e mendonit, do fillojë të përmirësohet nëse merrni sa më parë masa. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse vuani nga kapsllëku ose keni shqetësime nga veshkat. Në punë do keni fat. Do i realizoni me kujdes dhe përpikmëri detyrat që iu janë dhënë dhe do merrni kompensimin e merituar.


Like it? Share with your friends!