Kokëfortësia e Demit, arroganca e Luanit, këto janë të këqijat e çdo shenje horoskopi


Çdo shenjë horoskopi ka të mirat dhe të këqijat e veta, ndonëse disa i kanë më të dukshme e të tjerë më pak. Më poshtë ju tregojmë të këqijat e çdo shenje dhe na thoni nëse e gjeni veten apo jo.

Dashi – Impulsiviteti është e keqja e kësaj shenje. Gjithashtu një Dash është shumë kokëfortë që do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë për t’i detyruar të bëjnë diçka që nuk e duan. Është siç thonë ata dhe pikë!

Demi – Kokëfortësia është e keqja edhe e Demit. Ata nuk duan t’u thuash si duhet ta jetojnë jetën sepse e dinë vetë çfarë bëjnë. Ata mendojnë se janë të lindur për gjëra të mëdha dhe janë materialistë.

Binjakët – E keqja e Binjakëve është se mërziten shpejt dhe duan gjëra të reja. Kështu lënë përgjysmë çdo gjë që nuk i intereson më. Janë njerëz aventurierë, por shpeshherë nuk kanë një drejtim për jetën, gjë që i bën nervozë.

Gaforrja – Është shenja më emocionale e horoskopit dhe shpeshherë nuk di si të përballet me emocionet. Kështu Gaforrja bëhet shumë sensitive nga çdo gjë që njerëzit thonë ose bëjnë. Për shkak të natyrës së tyre bëhen xheloz dhe dyshues.

Luani – Është shenja më egoiste dhe mendon vetëm për vete. Kanë shumë vetëbesim, por që ndonjëherë shkon në arrogancë. Luanët janë xheloz për këdo që është më tërheqës dhe më i suksesshëm se ata.

Virgjëresha – Është perfeksionisti i horoskopit. Virgjëresha do gjithçka të jetë perfekte dhe i shqetëson kur dikush përpiqet të ndryshojë diçka në ambientin e tyre. Janë gjithashtu paragjykues dhe shumë të drejtpërdrejtë.

Peshorja – Njihen si shenja më e pavendosur. Nuk vendosin dot edhe për gjënë më të vogël dhe nëse vendosin mund të ndryshojnë mendjen. Njihen edhe si njerëz dembelë dhe ndonjëherë fokusohen vetëm tek aparenca e një personi.

Akrepi – Nuk është e lehtë të përballosh xhelozinë e Akrepit. Janë shumë posesivë kur vjen puna tek marrëdhënia me njerëzit që duan. Gjithashtu janë shumë misterioz për jetën e tyre dhe njihen si manipulatorë sepse arrijnë t’i bëjnë njerëzit të bëjnë çfarë duan ata.

Shigjetari – Njerëzit e lindur me këtë shenjë janë shpeshherë të pakujdesshëm dhe mosmirënjohës ndaj njerëzve dhe situatave. Shpeshherë injorojnë çdo gjë rreth tyre.

Bricjapi – Njerëzit e kësaj shenje janë të turpshëm dhe e kanë të vështirë të përshtaten. Ndihen rehat vetëm me njerëzit që njohin prej vitesh. Gjithashtu janë shumë pesimistë dhe humbin shpejt motivimin.

Ujori – Është shenja më ekstreme e horoskopit. Kur vjen puna tek emocionet e tyre, janë ekstremisht të paparashikueshëm dhe të paqëndrueshëm. Nuk do e kuptosh kurrë çfarë mendojnë dhe si do reagojnë.

Peshqit – Janë idealist dhe në kërkim të perfeksionit. Shpeshherë shkëputen nga realiteti me fantazitë e tyre dhe i shmangen përgjegjësive. Gjithashtu kanë pak dozë dembelizmi dhe pesimizmi në vete.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format