Komiteti i Ekspertëve/ Fico: Tre qarqet më problematike pas Tiranës


Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri një bilanc të situatës në vend për shkak të koronavirusit. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se situata është përmirësuar, ku ka një rënie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19.

Mes të tjerash, Fico theksoi se përveç Tiranës, është vënë re një numër i lartë rastesh pozitive edhe në tre qarqe të tjera, si Gjirokastra, Berati dhe Korça.

“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuara pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25 668.

Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vdekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25. Vijojmë me vaksinimin paralele.

Një ndryshim i qenësishëm ka qenë dhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, por vihet re se për gati 2-3 javë Gjirokastra, Berati dhe Korça vijnë pas me numër të larta rastesh, por që ne po i mbajmë në vëzhgim”, tha Fico.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format