Kthjellime dhe vranësira. Ja parashikimi i motit për sot


Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara sidomos gjatë pasdites. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e rebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15ºC në 26ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!