Lavdia dhe turpi i Demit, çfarë fshehin nga sytë e të tjerëve


Folëm për shenjat e zjarrit. Treshja Dash- Luan- Shigjetar duket se është shpirti i Zodiakut, por edhe pse zjarri jep ngrohtësi, dritë dhe jetë në tërësi çfarë do të ishte e gjithë kjo pa tokën, e cila stabilizon?

Janë shenjat e tokës që e bëjnë të prekshme energjinë e shenjave të zjarrit. Nëse treshja e zjarrit nis projekte, janë shenjat e tokës që e bëjnë të prekshme. Janë ato që përkushtohen me mish e me shpirt për t’ i dhënë jetë çdo gjeje.

Nëse dëshiron të kryesh diçka, kërko ndihmë tek një shenjë toke.

Treshja magjike përbëhet nga:

Demi (19 prill – 20 maj) – Demi njihet për vendosmërinë, dëshirën për siguri dhe dëshirën që ka për të jetuar jetën bukur.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator) – Virgjëresha njihet për mendjen analitike, vëmendjen ndaj detajeve dhe nevojën për të qenë perfeksionist.

Bricjapi ( 22 dhjetor – 19 janar) – Bricjapi njihet për ambicien dhe qëndrueshmërinë e tij.

Nisim me Demin. Simboli i Demit në zodiak simbolizon kokën dhe brirët e Demit.

Demi, vjen pas Dashit. Është shenja që e bën energjinë e Dashit të prekshme, e akseson atë që të ndërtojë diçka të qëndrueshme. Demi është shenja e kujdesit, e fokusuar në të tashmen, me këmbë në tokë, me besim tek vetja dhe një mbështetje e mirë për të tjerët. Kjo shenjë bën gjithmonë zgjedhje të mirëmenduara sepse ka nevojë për stabilitet, si emocional ashtu edhe financiar. Është e vështirë për një Dem të marrë vendime, por jo sepse është i pavendosur siç është një Peshore, por sepse do të jetë i bindur 100% që nuk do të lëndohet. Demi është i terrorizuar nga lëndimi.

Romantikë dhe sensual, të udhëhequrit e Venusit janë magnet kur vjen çështja tek punët e dashurisë. Edhe nëse nuk kanë tipare perfekte, janë shumë tërheqës dhe askush nuk i reziston dot. Kjo shenjë bie në dashuri ngadalë dhe me hapa të sigurta. Nuk nxitohen dhe nuk duan që të tjerët t’ i nxitojnë. Kanë nevojë për kohën e tyre dhe duan të të qartë e të sigurt se ku po drejtohen. Jepini kohë kësaj shenje. Vetëm kështu do ta gjeni rrugën drejt zemrës së tyre.

Edhe pse kujdesi në dashuri është i mirë, Demi ka tendencën të jetë më i ngadaltë seç duhet në të gjithë fushat e jetës. E merr punën me avash, i pëlqen të pushojë për orë të gjata, dhe sa më shumë të pushojë aq më mirë. Jo se nuk do që të punojë, por nëse do zgjidhte, do zgjidhte të mos punonte kurrë…

Demit i pëlqen statusi, mund të bëhet i pangopur dhe i vetëkënaqur. Kur mëson që t’ i balancojë gjërat do të jetë më i lumtur dhe të tjerët do ta vlerësojnë më tepër.

Persona të njohur të shenjës së Demit:

Steve Wonder, Katharine Hepburn, Kelly Clarkson, Sigmund Freud, James Brown, Michelle Pfeiffer, Jack Nicholson, Cher, George Clooney, Uma Thurman Audrey Hepburn, Leonardo Da Vinci

Burimi: fortuna_major.al


Like it? Share with your friends!