Lëkundje tërmeti, epiqendra në det pranë Sicilisë


Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusas, në Siçili. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate, me thellësi 30 kilometra. Tërmeti u ndie nga popullsia që doli në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, thanë dëshmitarët. Për momentin mediat italiane nuk raportojnë dëme.

Zjarrfikësit informuan se asnjë dëm  nuk u raportua. Edhe nga kontrollet e kryera nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, nuk u gjet asnjë dëmtim ose të lënduar pas tronditjes.


Like it? Share with your friends!