LSI: Skandal, punonjësit e bashkisë të favorizuar dhe të parët që marrin grantin e dëmshpërblimit


Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës, është shprehur në lidhje me rihapjen e aplikimit për qytetarët, të cilët nuk kanë mundur që të regjistrojnë dëmet e banesave të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Me anë të një postimi publikuar në faqen zyrate të LSI-së në FaceBook LSI, e ka cilësuar si skandal faktin që sipas saj  punonjësit e administratës së Bashkisë në Durrës, janë të favorizuar në këtë proçes dhe të parët që marrin grantin e dëmshpërblimit.

 

Postimi i LSI:

 

 

Punonjësit e Bashkisë Durrës të favorizuar dhe të parët që marrin grantin e dëmshpërblimit.

Teksa me qindra banorë të Durrësit kanë mbajtur radhë që nga ora 04:00 e mëngjesit për të aplikuar brenda 24 orëve dhe pa asnjë njoftim zyrtar për grantin e dëmshpërblimit, duke rrezikuar edhe infektimin për shkak të turmës së madhe, mësohet se një numër i madh i punonjësve të bashkisë kanë qenë përfituesit e parë dhe të favorizuar.

A është kjo arsyeja përse nuk u dha asnjë njoftim zyrtar dhe vetëm për një ditë?

Që të shpërndaheshin para fushate për punonjësit e bashkisë dhe në administratë?

Turp me këtë tallje ndaj banorëve të Durrësit.

Largimi i “Rilindjes” më prill është mëse i sigurtë dhe do mbani përgjegjësi për çdo vjedhje, abuzim dhe dëm që i keni bërë Durrësit dhe banorëve.

 

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

 


Like it? Share with your friends!