LSI: “Stop konçensionet”. Qëndrim pas raportit të FMN.


Në raportin përfundimtar të përfaqësuesve të FMN-së, qeveria e Shqipërisë është ‘nxirë’ nga kritika lidhur me ecurinë ekonomike.
Lidhur për këtë raport, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili ka përshëndetur kritikat që ka bërë FMN, si dhe ka bërë thirrje që të ndalet koncesionet.
Po ashtu, Vasili thotë FMN-ja ka hedhur poshtë deklarimet e kryeministrit Edi Rama, se qeveria e tij ka paguar borxhet e bizneseve.
“FMN rrëzon koncesionet e Kryeministrit. FMN foli qartë, që koncesionet janë “rrezik domethënës fiskal” për ekonominë e vendit.
Duhen ndalur sa më parë koncesionet, kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hanë paratë dhe djersën e shqiptarëve. FMN thotë që qeveria u ka borxh bizneseve 120 milionë euro.
Po ky kryeministri u shqye duke thënë qindra herë se borxhe ndaj bizneseve s’do të kishte më si në qeveritë e “poshtra” të mëparshme. Në fakt dihet që ky kryeministër edhe genjeshtrën e ka zanat, por edhe ia fut kot se nuk kupton asgjë nga ekonomia, sepse aq shkollë ka dhe aq ia thotë.”,-shkruan Vasili.


Like it? Share with your friends!