Luani me kokforti dhe Demi me besniku, ja karakteristikat e 12 shenjave te horoskopit…


Dashi – Konsiderohet shenja më impulsive e horoskopit. Dashit nuk i pëlqen të marrë urdhëra, por do t’i bëjë gjërat, siç do vetë. Thotë dhe bën atë që dëshiron.

Nuk do të mërzitesh asnjëherë nën shoqërinë e një Dashi, por nuk duhet as ta ngacmosh kur është i qetë, sepse mund të bëhet shumë i egër, nëse e provokojnë.

Demi – Shenja më besnike e horoskopit. Nuk i pëlqejnë ndryshimet, pasi dëshiron një rutinë të qëndrueshme. I pëlqen të flasë. Demi është tejmase analitik, i analizon gjithë fjalët që do të thotë, apo veprimet që do të bëjë shumë herë, duke menduar çdo anë pozitive dhe negative të tyre.

Kalon shumë vështirësi, por ia del të ketë qëndrueshmëri në jetën e vetë.

Binjakët – Janë tepër komunikues. Është një nga shenjat më inteligjente të horoskopit. Binjakët kanë dhuntinë të menaxhojnë detyra të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kanë gjithashtu veçorinë se mund të përshtaten në ambiente të ndryshme dhe me persona të ndryshëm. Ata zotërojnë aftësi të mira për t’i bindur të tjerët se janë persona të besueshëm.

Gaforrja – Është shenjë empatike, shumë e dhënë pas miqve dhe familjes së vet. Gaforrja është ekstremisht e lidhur me të shkuarën dhe e mendon shpesh atë.

Është edhe e lidhur shumë me familjen dhe i ruan me fanatizëm traditat familjare. Personat që janë pjesë e kësaj shenje janë tepër të ndjeshëm dhe romantikë.

Luani – Është ndër shenjët më kokëforta të horoskopit. Ka një natyrë të tillë që dëshiron të jetë kudo një lider.

Luani është një shenjë tepër luftëtare që i pëlqen të luftojë për gjërat që dëshiron të arrijë në jetë, pavarësisht pengesave që i shfaqen. Njerëzit e kësaj shenje janë tepër krenarë dhe duan të jenë përherë në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha – Konsiderohet si shenja më perfekte e horoskopit. Njerëzit e kësaj shenje ndihen të lumtur, kur e gjejnë një mënyrë për të ndihmuar të tjerët.

Arrijnë të kapin edhe detaje, të cilat të tjerët mund të mos arrijnë t’i kuptojnë në kohë. Janë njerëz ekstremisht analitikë dhe kritikë, por edhe besojnë shumë në anën e mirë të çdo qenieje njerëzore.

Peshorja – Konsiderohet si shenja më elegante dhe më e ekuilibruar e horoskopit. Peshorja ka një sens të lartë drejtësie, por ka një të metë. Është tepër e pavendosur, sidomos kur vendoset në një udhëkryq për të vendosur mbi dy zgjedhje që i ofrohen.

Njerëzit e kësaj shenje kanë një aftësi të veçantë. Ata arrijnë t’i kuptojnë shumë lehtë të tjerët, edhe nëse ata nuk thonë asgjë për problemet që po kalojnë.

Akrepi – Është shenja më tërheqëse e horoskopit. Njerëzit e shenjës së Akrepit zotërojnë një personalitet vërtet të fortë. Janë misteriozë dhe tepër analitikë.

E keqja është se mërziten shumë lehtë dhe nëse u bën diçka që ata i mërzit, u mbetet qejfi dhe mund të hakmerren ndaj teje, edhe pse mund të kenë raporte tepër të ngushta me ty.

Shigjetari – Është shenja më aventuriere e horoskopit. Njerëzit e shenjës së Shigjetarit janë ekstremisht optimistë dhe të lumtur, aq sa lumturia e tyre mund të shndërrohet edhe ngjitëse tek personat përreth.

Është një nga shenjat më të sinqerta që tërhiqet lehtësisht nga sfidat, por edhe nuk i pëlqen shumë mjediset e zhurmshme. Preferon më tepër një jetë të qetë.

Bricjapi – Është shenja më e vendosur dhe më e përgjegjshme e horoskopit. Njerëzit e kësaj shenje zotërojnë një kujtesë tepër të fortë dhe janë mjaft të kujdesshëm me çdo gjë që thonë apo bëjnë, por janë edhe tepër kokëfortë, sidomos për diçka që mendojnë se kanë të drejtë.

Janë të vendosur dhe nuk heqin dorë lehtë nga gjërat dhe njerëzit që duan. Nuk i ngatërrojnë asnjëherë problemet profesionale me ato personale.

Ujori – Konsiderohet si shenja më e pavarur e horoskopit. Ujori është një shenjë tepër e paparashikuar në opinionet që paraqet dhe veprimet që bën. Thuhet se janë njerëz me sytë nga e ardhmja, pasi çdo veprim që bëjnë, e bëjnë duke menduar për të ardhmen.

Nuk janë aspak pranues të padrejtësive, paragjykimeve dhe injorancës. Ujori e jeton jetën pa e vrarë shumë mendjen për opinionet e të tjerëve.

Peshqit – Konsiderohen shenja më ëndërrimtare dhe romantike e gjithë horoskopit. Janë tepër të zgjuar, por edhe të ndjeshëm në të njëjtën kohë.

Njerëzit e kësaj shenje kanë një zemër të madhe për të ndihmuar këdo që ka nevojë, sepse beson tek mirësia e çdo personim ndaj dhe ka plot persona që abuzojnë me mirësinë e tyre. Janë persona të lidhur shumë pas çdo forme të artit që shpreh emocione.


Like it? Share with your friends!