Lufta e ashpër nuk ka të ndalur! Escobars i kundërpërgjigjet ashpër Noizy-t dhe bën një paralajmërim


Lufta virtuale mes Noizy-t dhe Escobars duket se nuk ka të ndaluar.

E gjitha nis pasi Meriton Mjekiqi ftoi në emisionin e tij Escobars, dhe ky i fundit paralajmëroi se do të tregonte të vërtetat për Noizy-n.

Noizy nuk e priti mirë këtë ftesë dhe ditën e djeshme bëri një postim thumbues për Escobars në rrjete sociale.

“Vjen Shqiperi dhe mundohet me rrejt njerzit kam shoke Drake dhe Chris Brown dhe Kylie Jenner a thu se njerzit ktu hajn bar nuk kuptojme se kur rrejne dhe Kur Tregojn verteten te 3 kto emrat qe permenda i bojn folloë kti në Instagram a e keni pa? .. nejse ti je rrenc dhe dukesh qe rren se të hup Zoni Kur flet per mu you bitch. Ti mke rrit mu? ti ke qen 10 vjec Kur un kam bo OTR o k**, ty ste del matematika. Ty tkam mar per dore tkam tregu ca asht bota e shqipria Ti mke cu mu në Amerik? 2011? Lol atehere ti ke qen 14vjec, ty tka njoftu Ryan bertant me njerzit e Drake, ti harxhojshe lek me u vesh si footbollerat me I bo shok me u njoftu me drake, Kishe qef me jeten e footballistit that rich life style. po ti Ske as 1 makin në emer tat, gjitha me qera, ato orat sjan tuat ato varset nqaf kushtojn 10.000£ Ryan bertant ste ka shok mo se Ja lutshe b***en me tbo drake folloë ne instagram, ti merrje vesh Ku e ka hotelin drake në amerik dhe shkoje merrje dhomen me 1 kat me Drake tu shpresu Ishalla po e takon. Ti je robi ma fallc në ket toke. Shife veten Kur flet per mu Qysh të hup zoni.

@iamryanbertrand @champagnepapi this guy comes to Albania saying his best friends ëith Drake.. @starino look ëhat you made him think  gjith tag kto njerz”, shkroi Noziy duke iu drejtuar reperit Escobars.

Ndërsa ky i fundit ka vendosur t’i përgjigjet pas diss-it që i bëri mbrëmë në emisionin “Gjoni Black”. Escobars ka postuar në Instagram disa pjesë nga freestyle i tij dhe përkrah tyre ka shkruar: “Kur urrejtja nuk bën punë ata fillojnë të thonë gënjeshtra. Oi Noizy djali im të duhen më shumë para në kuletë?”.

“Zini nuk është i drejtë. Është i pafytyrë nuk është njeri i besës. Kur të ndihmon një njeri prej fillimit me pare, me rroba, me gjithçka dhe nuk të respekton… në 2005-2006 ka pasur shumë probleme në Londër dhe më ka ardhur shumë gjynah për të. Dhe i thashë vëllait tim kape pak këtë djalin në dorë se është djalë i mirë. Vëllai im u takua me të e bëri shok dhe e kemi ndihmuar sa kemi mundur”, tha Escobars për Noizy0n në emision.

Më pas ai ka publikuar një pjesë nga kënga e Noizy-t “Big Body Benzo” dhe shprehet se ka qenë ai që e ka ndihmuar reperin me para, me makina dhe e ka njohur me gjithë personazhet e famshëm.

“Thuaje dhe një herë? Edhe një herë ça? Hahaha Ky miu i vogël. Noizy është wasteman më i madh. (dikush që i papjekur që bën gjithçka për të mos arritur asgjë) Unë nuk kam thënë kurrë se Drake është shoku im, unë jam shok me @ovoroxx mos thuaj më gënjeshtra. Unë të ndryshova jetën, ti erdhe te vëllai im dhe ju përgjërove për ndihmë. Të kujtohet? Dhe ne të ndihmuam, të mbrojtëm si vëlla dhe ti je i mbushur me urrejtje. Unë të çova për herë të parë me pushime në Marbella, LA dhe më pas në New York. Të njoha me njerëz që nuk e kishe ëndërruar kurrë. E gjitha kjo është për shkak të emrit tim. Kush qëllohet në të pasme dhe nuk bën asgjë dhe prapë bën si i fortë në rap???

 

Unë të dhashë orët e mia, makinat e mia, paratë kur ti nuk kishe vend ku të qëndroje dhe të kam qëndruar pranë nga 2005-2015. Tani ti flet sepse unë po tregoj fakte. Unë nuk gënjej… tani ti bën kështu që të jesh si unë. Të gjithë shkoni shikoni këngën ‘Big Body Benzo’ të Noizy-t. Më nderon mua, unë e njoha me çdo personazh të famshëm. Shko bëj detyrat e shtëpisë @iamryanbertrand ishte shoku im. Fitues i Champions League. Unë e vendosa emrin OTR në hartë midis njerëzve nga Shqipëria. Por e di çfarë nuk do merrem shumë. Por mos thuaj gënjeshtra. Mos thuaj më asgjë, do shihemi me njëri-tjetrin.”, shkruan Escobars.

 

 

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format