Lumi del nga shtrati dhe merr urën me vete, bllokohet fshati me 20 familje në Tropojë


Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati dhe të marrë urën me vete duke bllokuar disa banorë në fshatin Lugu të Tropojës. Në atë zonë nuk ka as valë interneti, as telefoni dhe askush nuk arrin të lidhet me familjarët për ti njoftuar për situatën e emergjencës.

Një banor ka sjellë pamjet për Fax News duke thënë se në atë zonë ndodhen rreth 20 familje. Të gjithë janë të rrezikuar nga rritja e prurjeve, por nuk ka asnjë reagim nga njësia administrative dhe Bashkia e Tropojës.

“I bëjmë thirrje bashkisë, komunave që ta ndërtojnë urën. Uji ka marrë gjithçka. Janë bllokuar 20 familje. Urën e ka marrë lumi siç po e shihni vetë. Nuk ke ku kalon, një makinë e ka marrë uji dhe siç po e shihni, është bllokuar gjithçka”, dëgjohet duke thënë banori.


Like it? Share with your friends!