Mamurras/ Plagosen me armë zjarri dy efektivë policie


Dy efektivë  policie janë plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë.

Nga burimet bëhet me dije se në rrethana ende të paqarta, dy punonjësit e policisë janë plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen.

 


Like it? Share with your friends!