Marrja e inerteve në lum dhe punimet pa leje, proçedohen penalisht tre persona


 

Marrja e inerteve në lum dhe punimet pa leje, proçedohen penalisht tre persona

 

Policia Vendore në Durrës, mësohet se ka hartuar një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndotjes akustike dhe krimeve ndaj pronës. Në kuadër të këtij plani masash, janë organizuar kontrolle masive për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve. Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me  ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMT.

 

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

 

L.S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja.

E.Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë.

E.Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike.

 

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”,  në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”,  në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format