Masakra e Lushnjes : Ngjarja e lidhur me një vrasje në 2016


Dy persona u shpallën në kërkim nga policia në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e të mërkurës në Lushnje ku u vranë shtetasit Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Policia e shtetit tha të enjten se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët janë shpallur në kërkim. Ngjarja rezulton të ketë lidhje me një atentat të ndodhur në lushnje në shtator 2016 ku mbeti i plagosur Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e të mërkurës në Lushnje ku u vranë shtetasit Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Dy të rinjtë dyshohet se janë vrarë në vazhdim të një seriali përplasjesh me armë të nisur prej vitesh mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes.

Policia e shtetit tha të enjten se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët janë shpallur në kwrkim.

Hetuesit kanë zbardhur edhe motivin e atentatit të dyfishtë që ndodhi të mërkurën pranë komisariatit të Lushnje. “Nga analiza e informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me krimin e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas”, bën me dije policia duke iu referuar plagosjes së Xhulio Shkurtit, mik dhe i afërm i dy të vrarëve në atentatin e të mërkurës.

Identifikimi i dy të dyshuarve Laert Haxhiu e Orges Bilbili, të shpallur tashmë në kërkim, është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Urës së Përroit” pasditen e të mërkurës. Hetuesit kanë zbuluar prova me vlerë edhe në makinën tip Benz, e përdorur nga autorët, cila u gjet e djegur rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat. Në makinë u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.

Laert Haxhiu sipas policisë, ka qenë i dyshuar për plagosjen e shtetasit Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi atentatit në shtator 2016.

Laert Haxhiu dyshohet se ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Pas këtij krimi Haxhiu doli nga burgu në fund të vitit 2014-ës, por u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 me akuzat për trafik heroine gjatë operacionit të koduar me emrin “Smart”.

Dy personat janë me precendentë penalë.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit“ ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.L, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe J.H, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona” 

“Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili  të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B. Po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre” informon policia e shtetit

Pista e hetimit hakmarrja 

“Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas” informon policia e shtetit.

Sekuestrohen pamjet filmike

Grupi hetimor sekuestroi si prova materiale pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes.

Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz.

Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.
Kqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e shasisë po vijon në Komisariatin e Policisë Lushnje.

Ne vendgjarje u sekuestrua pistoleta e viktimes

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u kryen veprimet e mëposhtme: si kqyrja e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, shtetasit Z.L.

Njoftimi i policise mbyllet: Policia e Shtetit duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin i fton ata të telefonojnë në numrin 129 për çdo informacion apo paligjshmëri që konstatojnë.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format