Maturantët e Durrësit në protestë, kundërshtojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letrësisë


“Besa na preve në besë” . Ishte kjo një ndër pankartat që mbanin në duart maturantët e qytetit të Durrësit, të cilët protestuan sot, duke kërkuar mos vlerësimin e pyetjeve të provimit të dytë të maturës shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letësisë . Maturantët durrsakë, u mblodhën këtë të shtunë, jashtë mjediseve të Zyrës Vendore Arsimore në Durrës, ku protestuan për disa minuta.  Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë,  ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë, nuk ishin pjesë e programit mësimor. Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit.

Nga ana tjetër, për provimin e rradhës, atë të matematikës, maturantët durrsakë, kërkojnë që të shtohet koha e qëndrimit në provim.

Janë 2600 maturantë në Durrës, të cilët po i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore, që këtë vit  situata e COVID-19, i vuri në vështirësi,  pasi një pjesë të mirë të vitit shkollor nxënësit e zhvilluan me komunikim elektronik


Like it? Share with your friends!