Më shumë para dhe pasion: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde këtë javë


Java e dytë e majit sjell shumë surpriza për shenjën tënde. Zbuloji të gjitha në rreshtat e mëposhtëm:

Dashi

Ulu me këmbë në tokë, sidomos tani që Hëna e re në Dem kontrollon sensualitetin, kënaqësinë dhe financat e tua. Jeto sipas vlerave dhe parimeve të tua, si dhe kujdesu që të kesh më shumë siguri financiare.

Demi

Dëshira të manifestuara dhe ëndrra të përmbushura do të të mbushin me shpresë dhe optimizëm. Hëna e re në shenjën tënde të ndihmon që të vendosësh qëllime të reja dhe t’i realizosh të gjitha ato. Rilidhu me njerëzit që të falin qetësi.

Binjakët

Merr pak qetësi, i dashur Binjak! Kjo periudhë do të të ndihmojë që të shërohesh dhe të gjesh më shumë qetësi në jetën tënde, për t’u çliruar përfundimisht nga e shkuara. Vendos kufij të shëndetshëm dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.

Gaforrja

Kjo javë të ndihmon t’i japësh fund projekteve profesionale dhe të rilidhesh me miqtë e vjetër. Hëna e re të premten të ndihmon të qartësosh mendimet dhe të këshillon që të mbash pranë miq që të frymëzojnë dhe motivojnë.

Luani

Do të kesh mundësi fantastike në fushën e karrierës, të cilat lidhen me promovimin dhe realizimin e një dëshire që e mendon prej kohësh, sigurisht, edhe më shumë para. Vendos çfarë do për të ardhmen tënde dhe puno për ta realizuar.

Virgjëresha

Nëse ndryshon vizionin, mund të ndryshosh edhe jetën, Virgjëreshë! Kjo javë të frymëzon të vizitosh vende të reja dhe të marrësh të tjera përvoja që do të të ndryshojnë perspektivën. Nis që sot të vëtedukohesh dhe të presësh bileta udhëtimi.

Peshorja

Kjo javë të frymëzon që të nxjerrësh në pah anën tnëde sensuale, të përqendrohesh në përvojat seksuale, intimitet dhe transformime të reja që do të të shërbejnë në të ardhmen. Nëse ke kohë që krahason veten me dikë, ka ardhur momenti të mos e bësh më. Fito vetëbesim dhe pushto botën. ?

Akrepi

Dashuria është në ajër, Akrep! Jupiteri hyn në zonën e romancës dhe të sjell një person që është totalisht e kundërta jote, por siç e kemi thënë, të kundërtat tërhiqen, ndaj ky është momenti perfekt për të krijuar një lidhje solide.

Shigjetari

Djalli fshihet në detaje, ndaj për të bërë ndryshime të mëdha, duhet të vëresh boshllëqet e vogla. Përqendrohu te mirëqenia jote mendore dhe shpirtërore, në mënyrë që të jesh 100% i lirë nga gjërat që të mundojnë.

Bricjapi

Është momenti që të përqafosh anën tënde të ndjeshme. Kjo do të të bëjë edhe më të fortë dhe do të të ndihmojë shumë që të jesh më kreativ, të kesh më shumë vetëbesim dhe kurajo. Trajtoje veten me dashuri.

Ujori

Gjatë kësaj periudhe do të kesh një sukses të jashtëzakonshëm në sferën e familjes dhe shtëpisë. Kjo javë të sjell më shumë siguri dhe biseda të sinqerta me personin me të cilin ke krijuar një raport romantik.

Peshqit

Fol tani, para se të jetë shumë vonë! Jupiteri në zonën e komunikimit të thotë të forcosh aftësitë e tua në komunikim, të jesh më i hapur dhe një dëgjues më i mirë. Të gjitha këto do të jenë elemente kyçe në javët në vijim.


Like it? Share with your friends!