Merr fund pandemia në 2021? Astrologu i njohur: Mësohuni edhe me termetët!


Pandemia për shumë muaj është kryefjala e gjithë botës. Por mesa duket do të mësohemi me të edhe në vitin që po vjen. Astrologu Jorgo Pulla në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi foli pikërisht për këtë gjë.

Mes shumë gjërash që janë konfuze duket se njerëzimi do të mësohet me shumë fenomene natyrore sikur janë tërmetet.

Në 2021 do kemi ndryshime madhore në rang global, do dëgjojmë gjëra që nuk i kemi dëgjuar më parë, por kujdes duhet të bëjnë ata që nuk janë të sigurt për diçka. Do mësohemi me tërmetet, me covid-et, do mësohemi me shumë gjëra. Por, në 2021 do dimë çfarë duam”.

Në këtë moment Jorgo ndalet për të shpjeguar që të mos ngatërrojmë astrologjinë me pandeminë.

‘Astrologjia nuk jep pandeminë. Çdo gjë ka ilaçin e vet, çdo gjë që del ka substancën e vet që e shkatërron”.


Like it? Share with your friends!