Meta: Institucioni i Presidentit do të vijojë që të jetë kështiellë e mbrojtjes kushtetuese


“Kështiellë mbrojtëse kushtetuese”, kështu e ka cilësuar institucionin që drejton, Presidenti i vendit Ilir Meta. Në një komunikim me gazetarët, nga presidenca, Meta u shpreh dhe në lidhje me shumë çështje të aktualitetit politik në vend. I pyetur ndër të tjera dhe në lidhje me nderimet që bëri me rastin e  75 vjetorit të çlirimit  të atdheut, Meta u shpreh se nuk ishte në këtë përballje për komente, por theksoi se nderimet ishin në kuadër të festimeve, ndërsa theksoi dhe një herë se do të vazhdojë të jetë në mbrojtje të kushtetutës dhe institucionit, që e quajti “kështiellë” të mbrojtjes së saj.

“Nuk jam këtu për tu përgjigjur për komente. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut, kam zgjedhur 2 figura për t’i vlerësuar; Mujo Ulqinakun dhe Vasil Laçin. Aludimet e tjera janë çështjet tuajat. Unë si president jam në krye të detyrës. Uroj më të mirat për zhvillimet në vend, pro jo gjithçka varet nga mua. Ky institucion nderi në 24 korrik 2022 do të jenë një mbrojtës i kushtetutës, për aq sa kam në dorë unë”, tha Meta ndër të tjera.

 


Like it? Share with your friends!