Mledhje blic. Basha thërret kryesinë dhe grupin parlamentar.


Partia Demokratike do të mbledhë sot në mesditë Kryesinë e grupit parlamentar.
Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00 në selinë blu dhe vjen një ditë pas seancës plenare ku u betuan deputetët dhe u zgjodh kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi.Ky i fundit mori dy vota nga PD.
Mbledhja e Kryesisë do të pasohet me mbledhjen e grupit parlamentar të PD në orën 12:00. Burimet bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes do të jetë analizimi i programit të qeverisë “Rama ll”.


Like it? Share with your friends!