Modugno, qarkullonte me motor me marijuanë dhe kokainë, arrestohet 27-vjeçari


Natën e kaluar karabinierët në Modugno, Itali arrestuan një djalë 27-vjeçar, një emër  jo i panjohur për policinë.  Djali, i ndaluar në motorin e tij pas një manovre anormale që e kishte bërë, u gjet në posedim të dy mbështjellësve që përmbajnë 115 gram marihuanë dhe një mbështjellësi që përmbante një dozë kokainë. Në shtëpinë e 27-vjeçarit, karabinierët gjetën gjithashtu dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe dy gram marijuanë. Droga u sekuestrua, ndërsa i dyshuari përfundoi në arrest shtëpiak.//telebari//

 


Like it? Share with your friends!