Moti i keq, Autoriteti Portual njofton ndryshimin e orarit të tragetit


Autoriteti Portual, në Durrës njoftoi pak momente më parë, se për shkak të motit të keq, trageti i mbrëmjes drejt barit në Itali do të niset më parë se ora e planifikuar. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, APD njofton udhëtarët se trageti drejt Italisë, do të niset në orën 21:30.

???????

Njoftohen të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar/planifikuar të udhëtojnë mbrëmjen e sotme me tragetin F/B Bari drejt Italisë, se për shkak të kohës së keqe trageti do të niset në orën 21:30 dhe jo në orën 22:00, sikundër ishte parashikuar. Për rrjedhojë edhe check-in do të kryhet më herët. Ky ndryshim është në fuqi vetëm për mbrëmjen e sotme, dt. 02.12.2020.

Ju faleminderit për mirëkuptimin,

Dispeçeria qendrore e APD-së

 


Like it? Share with your friends!