Ndalimi i rreptë i iftareve/ Rama: E diela shënon fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve


Kryeministri Rama ka reaguar për anulimin e një iftari të parashikuar dje për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, nga mbështetës të PD, me në krye Florenc Hoxhën.

Rama shtoi se kjo është një çmenduri e padëgjuar, ndërsa tha se “e diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”.

Rama në twitter

Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve

Kujtojmë se lajmin në fjalë e ka bërë të ditur dje administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta i cili shprehet i habitur nga kjo sjellje e tyre duke iu mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë.

“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndërit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruante Gentian Myrta.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format