Ndjekje si në filma/ Me makinën plot me drogë, dy persona nga Pishkashi nuk i binden policisë, dhe bëjnë manovra të rrezikshme…ja çfarë ndodhi më pas


Një 43-vjeçar nga Pishkashi, i identifikuar si Leonard Nergjoni është vënë në pranga, dhe një 41-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim, për shkak se kanë tentuar që të trafikojnë një sasi prej 32 kilogramësh narkotike drejt Maqedonisë.

Gjatë ndjekjes së policisë, ata kanë kryer manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të rendit, dhe kanë tentuar tia mbathin duke ecur me këmbë pasi kanë braktisur mjetin.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg. Pasagjeri shtetasi Nergjoni, u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragostunja”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Ndalohet 43-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen rreth 32 kg lëndë narkotike e llojit kanabis dhe automjeti  me të cilin transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në   Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale finalizuan operacionin policor të koduar “Dragostunja”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elabasan kanë marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas  në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të  Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre  transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë  kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin  lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg. Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.


Like it? Share with your friends!