Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Ronaldo vendos për të ardhmen. Do nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me…


Prej kohësh qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Krstiano Ronaldos nga Juventusi në merkaton e verës.

 

Megjithatë duket se e ardhmja e portugezit do të vazhdojë të jetë te bardhezinjtë, të paktën edhe për një sezon. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, CR7 ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon te Juventusi, ku shpreson shumë të arrijë fitimin e Ligës së Kampioneve, që mungon prej vitesh në shtëpinë bardhezi.

Gjithashtu portugezi ka menduar edhe për të ardhmen pas largimit nga Juventusi.

Sipas burimit të sipërpërmendur, Ronaldo ka vendosur edhe për të ardhmen pas Juventusit, teksa në verën e vitit 2022, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Sporting Lisbonë në Portugali, për ta mbyllur aty karrierën e tij futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

 

 


Like it? Share with your friends!