Në pranga gjyqtari. I gjejnë miliona.


Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri është ndaluar pasi akuzohet se ka ndihmuar në lirimin nga burgu të  Gentian Dodës, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për dy vrasje.

“Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme”  thuhet në njoftimin e policisë së shtetit të shpërndarë paraditen e 10 nëntorit.

“Një vrasje e dytë”

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e kishte deklaruar fajtor Gentian Doden, dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.” informon policia.

Operacioni i koduar “Një vrasje e dytë” u ndërmor nga sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Ndalimi para mesnates 

Në orën 23:30 minuta të 9 nëntort 2017, vetëm 30 minuta para mesnatës, është bërë ndalimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe është bërë kontrolli i banesës së tij.

Në shtëpi i gjejnë milionat

Sipas policisë “në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash” 

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dha vendim për kontrollin e banesës.

“Në kontrollin e banesës të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë” vijon njoftimi.

Akuzat qe rendojne mbi gjyqtarin

Ndalimi i gjyqtarit Shkelqim Miri, u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format