Nëse doni që fotot e plazhit të jenë perfekte, ndiqni këtë këshillë të Iva Tiços


Edhe pse rritja e rasteve të reja me Koronavirus ka ngritur shqetësimin nëse do të bëjmë sivjet pushime ose jo, duket se asgjë nuk i mban larg shqiptarët nga brigjet e Jonit dhe Adriatikut. Dhe nëse mikja juaj e ngushtë nuk ju tha se nisej këtë fundjavë, nuk keni pse pyesni veten ç’fund ka patur pasi Instagrami i nxjerr të gjitha.

 

Prej disa javësh, të gjithë kanë zbarkuar në cepa të ndryshëm të bregdetit ku përveç argëtimit, është kthyer në “traditë” të bëni dhe postoni sa më shumë fotografi. Por e dini cili është sekreti i shkrepjes perfekte?

 

Iva Tiço duket se e ka gjetur dhe nuk e ka aspak problem ta ndaj me ne. “Rregulli i parë i plazhit: bëj një foto sa nuk ke lagur akoma flokët”, shkruan ajo dhe gjykuar nga fotot e fundit, besojmë se ka të drejtë.

 


Like it? Share with your friends!