Nga dhuna në familje, tek vjedhja dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 8 persona


Policia e Durrësit, njoftoi arrestimin e tetë personave  për vepra të ndryshme penale, si dhe deklaroi se shpalli në kërkim një tjetër.

Njoftimi i policisë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe sekuestrimin e sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

  1. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.

 

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat  e bllokuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Durrës.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, shtetasve E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit E. G.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, dy ditë më parë, i ka vjedhur biçikletat shtetasve O. B., J. D., E. I.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. B., 25 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe pa targë;

 

  1. M., 42 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

 

  1. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 

 

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format