Nga ulja e taksave dhe premtimet e Lulzim Bashës, ja se sa shkon buxheti marramëndës


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar sot koston e premtimeve të tij për uljen e taksave dhe ndihmën që premton të japë për disa kategori nëse vjen në qeveri. Basha u shpreh se kosto totale është 500 milionë Euro.

“Kosto totale e uljes së taksave dhe investimeve shkon 500 milionë Euro”, tha Basha. Më tej numri një  i opozitës tregoi se ku do të gjenden këto para, që të mos shkohet tek marrja e borxheve.

“Nëse normalizojmë tenderat ne arrijnë që tu kthejmë shqiptarëve 250 milionë deri në 300 milionë Euro. Tjetra, luksi i qeveritarëve për zyra e makina, këto u kushtojnë shqiptarëve 80 deri në 100 milionë Euro. Duhet që t’i thërrisni kujtesës kur u vu taksa 1%, të ardhurat e shtetit u rritën mbi 100 milionë Euro, kjo rritje vijoi vit pas viti.

Arka e shtetit mori 1.8 miliard Euro më shumë, sot bëjnë bilance të dyfishta, e dyta se është taksë e lartë dhe e dyta që nuk u kthejnë investimet. Taksa e sheshtë lufton evazionin, kjo nuk është teori,është e provuar. E treta dua të them që është një ekonomi e gjallë, është një taksë që stimulon shoqërinë”, shpjegoi Basha.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format