Nis “ringritja” e PD. Platfora dhe grupi nismëtar.


Kritikët anti-Basha në Partinë Demokratike kanë bërë publike platformën e tyre në PD ku nënvizohet se qëllimi është ringritjen e kësaj force politike si dhe t’i japë zgjidhje krizës.

Duke e cilësuar se PD është në situatë kritike, firmëtarët nënvizojnë se shkak është drejtimi i gabuar, i cili ka sjellë si pasojë deformimin e madh të programit e përfaqësimit politik por dhe përjashtimin e forumeve dhe anëtarësisë nga vendimmarrja duke dëmtuar në mënyrë progresive  fuqinë elektorale të saj.

Për këtë përgjegjës kryesor bëhet Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e mbështetur argumentin në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit ku selia blu mori vetëm 43 deputetë dhe që sipas kritikëve të Bashës u humbën 230 mijë zgjedhës që refuzuan të votonin siglën e PD.

Po ashtu Basha konsiderohet autori kryesor i farsës së zgjedhjeve të 22 korrikut, të cilat e rënduan edhe më shumë krizën e besimit tek anëtarësia e Partisë Demokratike. madje për kritikët shkeljen e plotë të statutit e ka pranuar dhe Basha kur nënshkroi dhe fshehu marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama dhe me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë e pasuar me vendimin të konsideruar të paprecedent për votimin e kryetarit të Pd pa bërë më parë analizën e humbjes së votimeve

Nga këto rrethana, firmëtarët e platformës kërkohet caktimi i zgjedhjeve të reja në PD, dhe kjo në një afat jo më shumë se nëntë muaj. Gjatë kësaj periudhe ne degët e selisë blu kërkohet zhvillimi i një analize duke nisur nga transparenca e marrëveshjes Rama-Basha, heqjen e simboleve të PD në fushatë, strategjinë e fushatës dhe listën e kandidatëve.

Një tjetër komision kërkohet të ngrihet për ndryshimet në statusin e PD

Janë rreth 65 drejtues të lartë të PD dhe ish-funksionarë të cilët kanë firmosur platformën në të cilën nënvizohet se Partia Demokratike është forcë politike e qendrës së djathtë, e cila i qëndron principeve bazë të familjes evropiane teksa kërkohet angazhimi për një vëmendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve politikë, pronarëve legjitimë dhe shtresave të tjera mbështetëse tradicionale të saj në këto 27 vite. ndër firmëtarët janë dhe Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja etj.

Mbështesin platformën:

Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku…


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format