Nuk doni të ngelni single? ‘Gjuani’ këto shenja horoskopi


Nëse i besoni asaj që thonë yjet, shikoni se cilët janë çiftet ideale sipas Astrologjisë.

Dashi-Peshorja

Së bashku, ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”…

Demi-Akrepi
Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa Akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet.

Binjakët-Shigjetari

I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron një energji të veçantë, ndonjëherë edhe “mbytëse”. Të lindurit e shenjës së Shigjetarit nuk i durojnë fjalët e shumta dhe thashethemet e Binjakëve, që do të ndihen pak të zhgënjyer nga kjo mungesë e bashkëfajësisë mendore. Në këtë çast kritik, më mirë është të kënaqeni me të afërmit ose miqtë duke kaluar një pasdite në ajër të pastër, apo duke parë një film të bukur etj. Të qëndroni bashkë me njerëz të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Gaforrja-Bricjapi

Gaforrja kërkon gjithmonë siguri, Bricjapi e do jetën dhe dashurinë, pa tepri. Së bashku ata bëjnë shkëndija, edhe pse ndonjëherë ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres mund të ndihen të lënë pas dore, ndërsa ata të Bricjapit pak të “mbytur”. Më mirë të flisni dhe t’i sqaroni pozicionet reciproke. Herë pas here, nëse do të bëhet ndonjë pushim i vogël, do të ketë me siguri efekt pozitiv.

Luani-Ujori

I pari ndihet mbret, i dyti është shpërfillës dhe aspak i nënshtruar. Takimi midis tyre do të jetë shpërthyes, por pozitiv. Luani pretendon vëmendje, ndërsa Ujori nuk është shumë i gatshëm për këtë dhe ka tendencë të qëndrojë larg “madhërisë së tij”, që mundohet në çdo mënyrë për ta bërë atë xheloz. Për të riekuilibruar raportin është e nevojshme që çifti të “izolohet”, të rigjenden mes katër mureve pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.


Like it? Share with your friends!