“Nuk i trembem arbitrimit kundër Çelsit, kam ekip fantastik”, Zidan: Champions-in e kemi merituar në fushë


Zinedin Zidan reagon kundër UEFA-s edhe pse këta të fundit nuk morën asnjë sanksion për ta ndëshkuar ekipin madrilen për krijimin e Super Ligës. Trajneri thotë se skuadra e tij e meritoi në fushë gjysmëfinalen e Champions-it. Tekniku francez foli edhe për individët e veçantë, rinovimin e Ramosit dhe rikuperimin e futbollistëve.

SKUADRA – “Jemi rikuperuar. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të mirë, solide dhe që luan mirë. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje të madhe. Në këtë moment të gjitha sfidat janë të vështira dhe duhet të tregojmë nivelin tonë”.

HAZARD-MODRIÇ – “Kros nuk do të jetë për këtë ndeshje, por Luka Modriç do t’ia dalë. Eden, gjithashtu është me ne. Do të jetë i grumbulluar”.

UEFA – “Ne kemi gjithë të drejtën për të luajtur në Champions. Është absurde që mendohej një përjashtim. Ne jemi të përgatitur për të bërë ndeshje të madhe”.

KADIZI – “Nuk më shqetësuan aspak fanellat e tyre kundër Super Ligës. Çdo skuadër dhe çdo individ ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë”.

ARBITRI – “Nuk kam asnjë frikë nga arbitri kundër Çelsit. Do të përgatitemi mirë. Janë thënë shumë gjëra, por ne do të vazhdojmë të luajmë sepse e kemi fituar të drejtën për këtë ndeshje. Arbitri bën detyrën e tij”.

RAMOS – “I duhet edhe pak për t’u rikthyer. Jam i lumtur për këtë gjë. E duam Ramosin gjithmonë me vete”.

MENDI – “Shpresoj që të jetë gati për të martën. Është çështje ditësh që ai të rikthehet. Dua që t’i kem të gjithë lojtarët e rëndësishëm me vete”.

REAL PA ZIDANIN – “Nuk e di çfarë do të ndodhë për një muaj. Unë shoh situatën ditë pas dite. Në të ardhmen do të flasim për projektet dhe për planet afatgjata”.

PEREZ – “Kam folur disa herë me të kur është këtu. Ai vjen sheh stërvitjet dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që dua unë është të përqendrohemi te ndeshja e nesërme (sotme).

ORGANIKA – “Nuk kemi një skuadër të vogël. Jemi të plotësuar në të gjitha aspektet. Kemi pasur shumë dëmtime dhe COVID. Sezoni është deri diku i çuditshëm. Shumë njerëz po kalojnë akoma probleme dhe nuk duhet të ankohemi shumë. Kur jemi mirë, duhet të përfitojmë”.

Panorama Sport


Like it? Share with your friends!