Nuk pranuan humbjen/ Celibashi i përgjigjet opozitës: Rezultati i zgjedhjeve, në përputhje me vullnetin e votuesve


Në një intervistë për “Top Channel”, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe deklaratat e PD dhe LSI të cilat nuk e pranojnë rezultatin.

Celibashi është shprehur se të gjitha vendimet që KQZ ka marrë kanë shkuar barabartë për të gjitha palët, ndërsa theksoi se rezultati i zgjedhjeve është pasqyrim i vullnetit të qytetarëve, bazuar në atë që u pa ditën e zgjedhjeve dhe në numërimin e votave.

Celibashi: Ngelet për t’u vlerësuar se sa themelore janë ankimet e PD apo kujtdo subjekti. Me përgjegjësi të plotë mund të them se KQZ i ka përgatitur zgjedhjet të barabarta për të gjitha palët. Çfarë KQZ ka vendosur ka shkuar barabartë për të gjitha palët. Ajo që u pa ditën e zgjedhjeve me disa përjashtime sporadike dhe ajo që u pa gjatë nxjerrjes së rezultatit mund ta them me bindje se rezultati i zgjedhjeve është në përputhje me vullnetin e votuesve.

Po ashtu Celibashi foli edhe për numrin e lartë të fletëve të votimit, rreth 85 mijë të dala nga këto zgjedhje, duke shtuar se kjo është një pasojë e sistemit të ri të votimit.

Celibashi: Janë shumë vota të pavlefshme dhe e kemi patur këtë pritshmëri për një numër më të madh se ne zgjedhjet e shkuara, por jo kaq i madh sa sot. Është një sistem i ri votimi dhe komplikacioni i vetë fletës e ka sjellë këtë si pasojë. Ngelet për t’u parë për të ardhmen, por është shumë herët për t’u bërë e gjithë analiza në mënyrë shteruese.

Top Channel


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format