OBSH: Dyfishim i rasteve COVID në botë në 6 javët e fundit


 

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën u dyfishua gjatë gjashtë javëve të fundit.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë. Ajo që është e nevojshme tha zoti Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv. Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi.

 

“Një përqëndrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit,” tha ai.

 

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja.

 

Ai tha se agjensia e tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi./VOA


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format