OFL zbret në Lezhë, u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge e vrasje


Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Lezhë, ku i ka kërkuar burimet e pasurisë tre personave të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge e vrasje.

Njoftimi i OFL-së

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

– Arben Prendi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
– Perikli Marku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

 


Like it? Share with your friends!