Operacioni policor “Zhuri” në pranga dy pronarë hotelesh


Policia e Kavajës, bëri me dije se ka përfunduar një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Nga operacioni i koduar “Zhuri” mësohet se janë vënë në pranga dy pronarë hotelesh, por dhe pesë punonjëse seksi.

 Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhuri”.Operacioni pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni.Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin. Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

  1. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;
  2. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;
  3. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

 

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format