Pabarazi në vaksinim/ OBSH: Fundi i pandemisë është ende larg


Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

“Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros.

“Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen. Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget”- tha Tedros.

Njëkohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së. “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000./Burimi:Top Channel

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format