Paqartësi pas rihapjes së aktiviteteve në Bari, operatorët e turizmit në protestë


Paqartësi pas rihapjes së aktiviteteve në Bari, operatorët e turizmit në protestë “Ne kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga  instancat shtetërore, në lidhje me pushimet e detyruara nga puna, pagesat e  qirave dhe mbështetje për bizneset me likuiditete – shpjeguan nga “Movimento Impresa”, një shoqatë që mblodhi sipërmarrësit e turizmit në një protestë në Bari, Itali. “Sa i përket pushimeve nga puna, ne i kujtojmë qeverisë që duam bashkëpunëtorët tanë dhe nuk duam të heqim dorë nga profesionalizmi i tyre. Si mund ta bëjmë këtë pa një kontribut të duhur financiar për t’i mbështetur ata? Ne kërkojmë që të forcohet në shuma dhe të zgjatet pagesa deri në rivendosjen e plotë  të situatës shëndetësore dhe socio-ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare.  Vendosja e mbylljes së veprimtarive tregtare, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të operatorëve, klientëve dhe të gjithë italianëve – vazhdojnë nga “Movimento Impresa” – nuk është shoqëruar me eleminimin e pagesave të qirasë për sipërmarrësit pa mbrojtje. Pas më shumë se dy muajve të mbylljes së detyruar të kompanive, ne ende nuk kemi marrë njohjen për shkak të atyre që garantojnë të ardhura, punë dhe kontribute” – përfundojnë nga shoqata, në lidhje me arsyet e protestës. Një letër që do t’i dërgohej kryeministrit Conte, iu dorëzua në mëngjes prefektit të Barit, Antonia Bellomo. Një tjetër, me përmbajtje të ngjashme, u dorëzua sot në bashki. Seritë e gjata të protestës së sipërmarrësve, nga foltorja e organizuar në hyrjen e prefekturës,  u paraprinë nga performanca e daulleve në shesh.  Gjatë këtyre protestave, është planifikuar gjithashtu dorëzimi ‘virtual dhe simbolik’ i të gjitha listave të pagave të punonjësve të sipërmarrësve në shenjë proteste ndaj menaxhimit në Bari të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.

 


Like it? Share with your friends!