Parashikimi astrologjik i Meri Shehut për javën sjell lajme të mira, por edhe një paralajmërim të frikshëm


Parashikimi astrologjik i Meri Shehut për javën sjell lajme të
Java nis plot optimizëm dhe ngjarje të bukura të favorizuara nga klima planetare. Astrologia Meri Shehu, në parashikimin e së hënës në “Rudina” jofton se përfundon tashmë prapavija e Mërkurit dhe Jupiteri, planeti i fatit hyn në shenjën e Demit.

Ndërsa tashmë nis një periudhë plot favorizimime e energji të mirë, duhet pasur kujdes nga një lidhje mes planetëve në fund të javës e cila do të nxjerrë në dritë skandale të mëdha.

Meri Shehu: Është një javë shumë, shumë e fuqishme, e para sepse Jupiteri kalon nga shenja e Dashit që bëri retrogradë pas një viti, tani futet në Dem në datën 16. Mërkuri nga sot nuk është më i kundërt, është në një pozicion që duket si i palëvizshëm, por nga nesër do fillojë të futet në rrugën e drejtë. Gjithë pengesat që kemi pasur në ekonomi, komunikim në 20-ditëshin e fundit do fillojë të sqarohet. Por sapo hyn Jupiteri në shenjën e Demit, bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor. Kjo do të thotë që duhet të kemi kujdes këto ditë nga skandale të ndryshme, sidomos nga njerëz që kanë potencë, fuqi ose që duan të bëjnë ndryshime të mëdha dhe skandalet janë të çuditshme, do dëgjojmë gjëra.

Në fund të javës, unë kam paralajmëruar, kur kemi bërë parashikimin mujor që Marsi në Luan bën katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe këtu duhet të kemi kujdes nga pritshmëritë e mëdha që kemi që nëse nuk na vijnë, disa njerëz kalojnë në ekstreme dhe bëhen nervozë.

Futja e Jupiterit në Dem do jetë një ogur shumë i mirë, do ndikojë shumë mirë te Demët, te Akrepët përballë, te Luanët dhe Ujorët. Këto 4 shenja do marrin maksimalisht ndikimin e fuqishëm të Jupiterit në Dem për një periudhë 1-vjeçare të paktën. Kalojmë Nga Dashi që çfarë s’dëgjuam, kush nuk u ngrit lart, njerëz që ndoshta nuk e kishin bazën aq të fuqishme, por që ishin njerëz me energji, do shohim ndryshime.


Like it? Share with your friends!