Parashikimi i astrologut PAOLO FOX për ditën e hënë, 10 gusht 2020


Dashi

Siç tregon dhe horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë mund të keni disa vështirësi në marrëdhënie. Ndoshta probleme në punë, mbase ndjeheni të vetmuar dhe pak të kuptuar, fakti është që ndjeni shumë tension. Tension që, nëse nuk menaxhohet, rrezikon të kalojë tek marrëdhëniet, të krijojë shkatërrim. Gushti do të jetë një muaj që do të favorizojë takime rastësore më shumë sesa marrëdhënie të gjata.

Demi

Këtë të hënë do të keni Hënën në shenjë dhe Jupiterin e Saturnin në një aspekt të favorshëm: premton të jetë një ditë mjaft intriguese për sa i përket takimeve dhe marrëdhënieve. Kjo verë do t’ju lejojë të ndërtoni diçka të mirë, madje të lidhur me punën. Nëse tashmë keni një projekt në mendje, duhet ta zhvilloni atë deri në nëntor. Ata që presin një përgjigje do të duhet të presin më së voni deri në vjeshtë.

Binjakët

Sipas horoskopit të Paolo Fox, e mërkura e ardhshme dhe e enjtja do të jenë dy ditë shumë interesante! Historitë e lindura në muajt e pranverës tani do të konsolidohen nga këta yje të mirë. Që në fund të këtij muaji do të shihni një përmirësim të dukshëm, por periudha më e lumtur do të vijë në fund të vitit. Ata që duhet të rekuperojnë, do të jenë në gjendje ta bëjnë në vjeshtë dhe dimër.

Gaforrja

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të hënë dëshira për të dashur, për të rikonfirmuar një lidhje ose për të patur një takim të veçantë, do të rritet, falë Venusit në shenjë. Këto janë ditë shumë me fat për ndjenjat. Mesi i gushtit do të jetë edhe më shumë, sepse do të keni Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj.

Luanii

Bazuar në horoskopin e Paolo Fox, këtë të hënë do të irritoheni pak, mbase do të jeni edhe nervozë. Në orët e ardhshme ju mund të gjeni veten në mes të polemikave, ndoshta shumë njerëz do jenë kundër jush. Sinqeriteti juaj proverbial, mungesa e diplomacisë tuaj mund të jetë një shkak tensioni, veçanërisht me ata që nuk kanë të njëjtën guxim të thonë atë që mendojnë vërtet.

Virgjëresha

Nesër do të jetë një ditë konstruktive, plot energji. Megjithë vështirësitë e periudhës aktuale, ju mbeteni një nga shenjat e preferuara të këtyre yjeve dhe lehtësisht mund të riktheheni në krye. Marrëdhëniet me të tjerët do të favorizohen veçanërisht shumë. Përveç kësaj, Gushti do t’i japë fat në dashuri dhe në punë.

Peshorja

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të hënë mund të ndiheni sërish shumë të hutuar. Do të lini pas një fundjavë harrimi, ka pasur shumë trazira rreth jush! Problemi është se ju keni prirje ta shkarkoni këtë acarim në dashuri, dhe këtu janë çështjet që sjellin polemika dhe debate. Në këtë periudhë keni shumë dyshime për të ardhmen tuaj, mbase do të duhet të përballeni me një ndryshim pune. Bëni një angazhim për të mos projektuar tensionin që ndjeni, në jetën e përditshme.

Akrepi

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë dhe të martë Hëna do të jetë kundër dhe mund të shkaktojë një pengesë ose konflikt të bezdisshëm. Gushti, megjithatë, mbetet një muaj premtues në tërësi që mund t’ju japë emocione të mira. Në veçanti, në gusht, shumë Akrepa do të jenë në gjendje të marrin një vendim të rëndësishëm.

Shigjetari

Siç parashikohet nga horoskopi i Paolo Fox, kjo e hënë dhe e martë do të jenë dy ditë interesante, më pas në mes të javës Hëna do të jetë kundër dhe mund të shkaktojë disa pengesa. Për fat të mirë, më e keqja ka mbaruar! Çiftet që i kanë mbijetuar krizës së muajve të kaluar nuk do të kenë më shumë frikë. Tani ju vetëm duhet të përvishni mëngët dhe të kompensoni kohën e humbur.

Bricjapi

48 orët e ardhshme do të jenë shumë konstruktive, falë Jupiterit dhe Saturnit të favorshëm. Ndërsa në 15 gusht, disa probleme mund të shfaqen: mbase nuk do të jeni në humor për festa ose mund të shfaqen tensione, disa polemika në çift. Bëni shumë kujdes!

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të jeni shumë të lodhur dhe ndoshta edhe të pasigurt se çfarë të bëni. Në frontin e punës do të duhet të merrni vendime shumë shpejt dhe ende nuk keni ide plotësisht të qarta. Këto yje ju ftojnë të ndaleni dhe të mendoni mirë për financat tuaja dhe cilën rrugë të ndiqni. Në fund të vitit Saturni do t’ju detyrojë të rishikoni shumë aspekte të jetës suaj, përfshirë ato sentimentale.

Peshqit

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të hënë dhe të martë do të keni një pamje astrologjike, e cila do të jetë për t’u patur zili! Dhe bëhuni gati, sepse fundjava tjetër do të jetë edhe më mirë, do të keni mundësinë t’i jetoni emocionet tuaja lirshëm. Pas disa muajsh mjaft të ndërlikuar, Gushti do t’ju lejojë të rigjeni një dashuri ose të keni një takim interesant. / meb.al


Like it? Share with your friends!