Periudhë dasmash! Meri Shehu lajmëron romanticitet për pothuajse të gjitha shenjat, kujdes nga tradhëtitë


Astrologia Meri Shehu ka lajmëruar martesa dhe përparim të disa bizneseve. Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Shehu shkruan se futja e planetit Afërdita në shenjën e Gaforres duket se do të sjellë shpresë për të gjithë këtë fundjavë.

“Gaforrja shenjë e atdheut, familjes, detit por edhe e kujtimeve të fëmijërisë do kërkojë shume dashuri dhe marrëdhënie familjare të ngrohta. Do dëgjojmë martesa dhe lidhje më të forta familjare. Biznese familjare që lidhen me detin, ushqimin, gatimin, do marrin përparësi dhe pozitivitet,”- shkruan ajo ndër të tjera.

Parashikimi për çdo shenjë

Dashi

Nga sot fillon nje periudhe me e bukur ne marredheniet familjare dhe aty do gjeni me shume mbeshtetje dhe perparesi. Do keni takime romantike ne ambjentin e shtepise. Si te themi rruget ju kthejne ne shtepi sado te keni bredhur.

Demi

Tani do gjeni edhe ju me ne fund pak qetesi ne nje ambjent qe do ju jap me shume siguri apo ne udhetime te cilat do jene shume pozitive ne njohje te mira dhe ne lehtesira.

Binjaket

Sharmi dhe shanset qe keni patur deri tani do fillojne te perkthehen ne gjera konkrete si ne ekonomi ashtu edhe ne jeten personale. Tani mund te pretendoni te dilni nga fjalet dhe te merrni cfare u perket.

Gaforrja

Pas disa muajsh ne hije persa i perket ndjenjave dhe pasigurive ne aspektin shpirteror me ne fund Aferdita ne shenjen tuaj do ju ndihmoj te gjeni veten dhe te tjeret qe ju mungojne.

Luani

Pikerisht ju tashme do jeni te rezervuar ne fushen e ndjenjave, do jeni te fshehte dhe do tradhetoni apo do tradhetoheni. Ne te dyja rastet njelloj eshte.

Virgjeresha

Keni nje periudhe me dalje e flirte te cilat do ju ngrene moralisht dhe do ju bejne me social dhe te pranueshem ne ambjentet shoqerore. Te pakten do shprehni ndjenje.

Peshorja

Kjo periudhe me Aferditen ne Gaforre ju cileson dhe ju bene publicitet ne karriere dhe ne jeten personale. Do keni lidhje te mira dhe dasma madheshtore.

Akrepi

Dashuria do vij prane jush edhe nese eshte ne skutat me te largeta te ketij planeti. Edhe nje deshire te fshehur ne shishe ta hidhni ne det dikush do ta gjej dhe do ju pergjigjet.

Shigjetari

Ka ardhur momenti te keni nje permiresim personal ekonomik dhe te plotesoni mungesat materiale por edhe ato shpirterore. Dashuria vjen nga stomaku dhe kjo per ju do jete e vertete.

Bricjapi

Aferdita ne Gaforre per ju do te thote shume dhe ju duhet te pakten te cliroheni nga kushtezimet dhe kompleksitetet duke u afruar me partnerin ne cift apo duke u martuar.

Ujori

Jeta e perditeshme do jete shume e bukur, flirtuese me njohje te mira, me blerje, me mode dhe aspak e merzitshme. Si te themi do gjeni dashurine ne rrugen tuaj.

Peshqit

Mund te themi se jeni tashme nje nga shenjat me te favorizuara ne dashuri ne romance dhe ne shijim. Nese ankoheni kjo do jete ne demin tuaj.


Like it? Share with your friends!